TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Komisionieri Qëndror i Zgjedhje, Ilirjan Celibashi, ka zhvilluar këtë të premte një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nanon.
Në fokus të takimit ka qenë mbarëvajtja e procesit zgjedhor të 6 Marsit, në 6 bashkitë e vendit, Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë, Lushnjë.
Takimi është bërë i ditur nga kreu i KQZ-së, i cili përmes një postimi në Facebook thekson se diskutoi me Drejtorin e Policisë mbi masat që duhen ndërmarrë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
“Me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, z. Gledis Nano dhe Zv.Drejtorin e Përgjithshëm z. Albert Dervishi, diskutuam mbi masat që duhen ndërmarrë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në 6 bashkitë Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë, Lushnje që mbahen në datën 6 Mars 2022.
Gjatë muajit shkurt, Policia e Shtetit së bashku me KQZ Shqiperi do të trajnojnë strukturat e policisë qendrore dhe vendore lidhur me detyrat e Policisë në shërbim të mirëadministrimit të qetë dhe të rregullt të këtyre zgjedhjeve. Vlerësim për profesionalizmin dhe seriozitetin e policisë së shtetit në këtë angazhim”, shkruan Celibashi.