AKTUALITET, 10 Mars 2025, 17:21

“Shpërthen” Famullitari i Shkodrës, Dom Vlash Palaj: Politikanët e korruptuar, shtresa më e ulët e këtij populli!

“Shpërthen” Famullitari i Shkodrës, Dom Vlash Palaj:

Famullitari i famullisë “Zoja e Shkodrës” dom Vlash Palaj në meshën e së dielës në këtë kohë të kreshmëve për besimtarët katolik është shprehur me tone të ashpra për politikanët shqiptar. Palaj në predikimin nga katedralja “Shën Shtjefni” i quajti injorantë dhe shtresa më e ulët politikanët duke thënë se janë shpërfytyruar deri aty sa po përfundojnë në burg nga mëkati i korrupsionit duke iu referuar arrestimeve që po bën SPAK ndaj drejtuesve apo ish drejtuesve të niveleve të larta….

Famullitari Palaj foli edhe për kohët e vështira gjatë regjimit komunist ndërsa u shpreh me keqardhje se ende në ditët e sotëm ka persona që e duan atë sistem duke e cilësuar si një tundim të djallit që një pjesë të popullit shqiptar i ka shpërlarë trurin.

Këtë predikim me mesazhe për politikën shqiptare famullitari Palaj e bëri në këtë kohë të kreshmëve që për të krishterët paralajmërojnë ardhjen e festës së shenjtë të Pashkës dhe që shërben ndër të tjera edhe si moment reflektimi e pendese.

Këtë predikim me mesazhe për politikën shqiptare famullitari Palaj e bëri në kohën e Kreshmëve, që shërben si moment reflektimi e pendese.