TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Qeveria ka propozuar dhe Parlamenti ka votuar që ryshfeti dhe mitëdhënia të klasifikohen si shpenzime të pazbritshme për efekte fiskale. Sipas gazetarit Klodian Timorri kjo është një tjetër "perlë" e Këshillit të Ministrave dhe deputetëve që kaluan ligjin për tatimin mbi të ardhurat ku është zgjeruar gama e shpenzimeve të pazbritshme për efekte fiskale.
Statusi i gazetarit Tomorri
Tek ligji i ri per tatimin mbi te ardhurat eshte zgjeruar gama e shpenzimeve te pazbritshme per efekte fiskale. Qeveria ka propozuar dhe Parlamenti ka votuar qe ryshfeti dhe mitëdhenia te klasifikohen si shpenzime te pazbritshme per efekte fiskale.
Pra nga sot dhenia e ryshfetit merr karakter fiskal. Biznesit qe japin rryshfete lart e poshte te zyrtaret dhe ministrat mund t'i deklarojne ato ne bilancet e tyre, por ne rubriken perballe do te duhet te llogarisin dhe tatim fitimin 15 per qind.
Megjithate ky eshte vetem hapi i pare. Ne amendimin tjeter te ligjit per tatimin mbi te ardhurat ryshfetin do ta klasifikojme si shpenzim te zbritshem. Pra kur biznesi jep 1 milione euro tek ministri per te marre nje tender s'ka pse paguan dhe tatim fitimin 15 per qind per kete 1 milione eurosh.
Se me Mertirin dhe Zoton keshtu i gjeti belaja keta. Ngaqe ja moren leket paradhenie s’ja u prishin dot kontraten tani dhe thone s’na le Arbitrazhi. Po te ishte ryshfeti shpenzim i zbritshem do e kishin amortizuar deri tani ata. Prandaj duhet bere dhe kjo pune.
Vazhdon modernizimi i regjimit fiskal sipas direktivave te OECD-se"- e mbyll shënimin e tij me ironi gazetari Tomorri.