TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i PL, Ilir Meta në një bashkëbisedim me gazetarët tha Partia e Lirisë dhe Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ do t’i japë zgjidhje problemeve të qytetarëve të cilët shprehin shqetësim për çmimet e larta të ushqimeve dhe korrupsionit në vend.
Meta tha se pas fitores në zgjedhjet e 14 majit, PL do të vendosë transparencë në këshillat bashkiakë të cilët deri më tani kanë qenë në monizëm të qeverisë, dhe se çështja e transporti falas do të behet e realizueshme përmes politikave të duhura.
“Në Tiranë, Instituti Republikan Ndërkombëtar sapo ka publikuar një anketim, nga del se pjesa dërrmuese e qytetarëve shqiptarë renditën shtrenjtimin e jetesës dhe korrupsionin si shqetësimet e tyre më të mëdha.
Ata shprehen se demokracia shqiptare nuk ka përparuar sa duhet, dhe se janë të shqetësuar për emigrimin e shtuar kohët e fundit. 87 përqind e tyre pohuan se korrupsioni është një problem serioz në Shqipëri. Pjesa dërrmuese e të anketuarve, 79% e të rriturve, pohuan se çmimet e larta dhe kostot e jetesës janë çështje kryesore të vendit.
Ndërkohë emigrimi është konstatuar si shqetësim madhor që ndikon në ekonomi dhe mungesës së fuqisë punëtore, pasi kompanitë po e vuajnë këtë paqëndrueshmëri. Banka Botërore konstaton se 25 përqind e qytetarëve lidhur me të ardhurat shkojnë për vetëm për ushqimin, çka tregon rritjen e peshës së ushqimeve dhe kërcënimin mjaft serioz për mos të realizuar shërbimet e tjera. Partia e Lirisë është e bindur se Koalicioni Bashkë Fitojmë përmes programit të tij i jep zgjidhje këtyre problemave, korrupsionit.
Garanci e madhe është instalimi i transparencës që në 15 maj në të gjitha këshillat bashkiakë, që ka munguar në katër vite pasi kanë vuajtur nga monizmi absolut.
Së dyti plani i kandidatëve ndihmon shumë për të ulur koston e jetesës, taksat vendore, dhe duke mbështetur shtresat e shoqërisë. Ka një shqetësim sesi do të zgjidhet çështja e transportit falas, duhet t’i themi se është tërësisht i zgjidhshëm pasi ka vullnet politik por dhe ndihmon 200 mijë qytetarë çdo ditë.
E gjithë fatura është 6.8% e faturës së buxheti të shtetit, ndërkohë fatura e inceneratorët është shumë herë më e madhe.
Por rilindja habitet sesi ndihma do të shkojë për banorët, pasi sipas tyre duhet që të punohet për ca pronarë në kërkim dhe vepra që nuk ekzistojnë dhe që qytetarët taksohen çdo ditë në mënyrë jo transparente. Paratë për transport janë sa gati 700 metra të re, sipas standardeve të rilindjes”, tha ai.