AKTUALITET, 13 Prill 2023, 17:13

“13 takime që kushtojnë rreth 60 mijë euro”, Bejko pyet Berishën: Ku i merr paratë që zhvillon aktivitetet?

“13 takime që kushtojnë rreth 60 mijë euro”, Bejko

Teksa na ndan vetëm një muaj nga zgjedhjet e 14 majit, akuza dhe kundërakuza ka në distancë mes rivalëve politikë.  

Në një takim me demokratët e degës nr.7 në kryeqytet, kandidati i Alibeajt për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko, lëshoi akuza ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ai ngriti dyshime për shpenzimet e aktiviteteve dhe takimeve që zhvillon Berisha në Shqipëri. 

“Nga kush mbështet nga paratë e oligarkëve. Një takim që zhvillon sot Sali Berisha, një takim i kushton 5 mijë euro. Ka zhvilluar deri tani 13 takime për prezantime, ka shpenzuar rreth 60 mijë euro. Ndërkohë që ka një vit e gjysmë që vjen vërdallë, me çfarë parash i zhvillon këto aktivitete, me çfarë i paguan mediat.

Këto para janë para që i ka vjedhur ke shqiptarët, para të vjedhura nga taksapaguesit shqiptarë. Ose paratë e krimit të organizuar ose të oligarkëve. Për të tre këto është akuzuar, për këto të tre është shpallur dhe non grata. Britanikët e akuzuan si bashkëpunëtor me krimin e organizuar, amerikanët si një person që minon demokracinë, shqiptarët e kanë refuzuar për lider dhe sot janë 70% e shqiptarëve që nuk e duan.

Të vetmit që i shkojnë nga mbrapa janë militantët që i gënjeu se për 6 muaj do hedh Ramën nga pushteti. I fton demokratët dhe u thotë votoni listën e Ilir Metës, ata  që ju hoqën ju nga puna dhe shkatërruan jetën e demokratëve”, tha Bejko.