TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur këtë të enjte shortin për renditjen në fletën e votimit për Këshillat Bashkiakë në zgjedhjet e 14 majit.
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi tha se janë vetëm 3 subjekte politike që kanë paraqitur listën shumëemërore në 61 bashki, si ‘Partia Socialiste’, ‘Koalicioni Bashkë Fitojmë’ dhe ‘Partia Agrare Ambientaliste’ të cilat do të ndajnë numrin nga 1 deri në tre në fletën e votimit.
Të parët që do të renditen në fletën e votimit për Këshillat do të jetë koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’, e dyta PS dhe e treta në radhë do të jetë Partia Agrare Ambientaliste.