TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia e Korçës ka arrestuar një 29 vjeçar si autor i dyshuar i abuzimit seksual të një vajze me probleme të shëndetit mendor.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur të shtunën (8 prill) në fshatin Rehovë, teksa në pranga ka rënë i Ervis Rrapo i cili është dhe kryetar i fshatit.
Kallëzimin në polici e ka bërë babai i vajzës, i cili ka deklaruar se vajza është në gjendje të rënduar psikologjike. Babai i vajzës ka deklaruar para uniformave blu se në datën 08.04.2023 kur është kthyer në banesë ka parë 29 vjeçarin që po dilte nga banesa e tij dhe vetëm ditën e djeshme këtë rast e ka denoncuar në polici.
Por Ervehe Rrapo, e ëma e të akuzuarit mohoi që i biri të ishte i përfshirë në këtë ngjarje. Ajo u shpreh se ditën e djeshme djali i saj, ishte konflikuar me të atin e vajzës, por nuk dinte më tepër informacion pasi i biri ishte rezervuar.
“Vij në shtëpi unë dhe e pyes pse je zverdhur. Ja më shau ky këtu (i ati i vajzës që dyshohet se është abuzuar) më tha, dhe e godita njëherë. Tani thonë që e kanë zënë. Akuzohet sikur e ka zënë. Nuk ka kryer gjë, ai thjesht kishte pirë dhe kishte ikur atje. Nga mendja nuk është normale. Djali im nuk më tha gjë, erdhi fjeti gjumë. Atë e thirri i ati se do pinin ndonjë gotë. Im bir është beqar. Policia e mori dje. Iku vetë”, tha ajo.