TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Arrest me burg për 3 të arrestuarit që dyshohet se kërcënuan një biznesmen për të hequr dorë nga një tender. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan caktoi ndaj Algert Alcanit, 27 vjeç, Edmir Bocit, 37 vjeç dhe Shaqir Alcanit, 62 vjeç masën ‘arrest me burg’. Këta persona akuzohen se shantazhuan me jetë biznesmenin Eraldo Myftaraj.
Bëhet fjalë për një tender për lëndë drusore, me vlerë 1 milion euro. Sipas prokurorit Shaqir dhe Algert Alcani, babë e bir, janë personat të cilët kishin pajtuar dy persona të tjerë për të kërcënuar biznesmenin Erald Myftaraj që të tërhiqej nga një tender publik që biznesmeni e kishte fituar nga Bashkia e Tiranës. Personat, të cilët janë paguar nga babë e bir, Algert dhe Shaqir Alcani, thuhet se janë me rekorde kriminale dhe me origjinë nga Lezha dhe Burreli.
Sipas hetimeve, të akuzuarit rezultoi se i kishin vendosur pistoletën në kokë administratorit Erald Myftaraj për t’u tërhequr nga tenderi si dhe e kishin kërcënuar edhe me jetën e djalit. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit sekuestroi në cilësinë e provës materiale automjetin e përdorur nga autorët dhe 8 telefona.