TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Elbasani sot është qyteti që ka numrin më të madh të të penduarve, të bashkëpunëtorëve që kanë ndihmuar policinë dhe prokurorinë për të zbardhur ngjarjet.”. Kështu deklaroi gazetari Artan Hoxha. Në një intervistë për Euronews Albania, gazetari investigativ tha se tashmë ky qytet është një zonë më nën kontroll në Shqipëri sa i takon aspektit kriminal.
Sipas tij konfliktet kryesore ndodhnin pasi Dumani dhe Talo Çela përplaseshin, por në thelb ata nuk ishin organizata kriminale, thjesht kishin punuar për të tilla.
“Elbasani ka kohë që nuk është më një zonë e nxehtë. Prej të paktën 1 viti edhe ngjarjet që kanë pasur synime për të krijuar atentate në Elbasan janë parandaluar nga policia. Elbasani sot është qyteti që ka numrin më të madh të të penduarve, të bashkëpunëtorëve që kanë ndihmuar policinë dhe prokurorinë për të zbardhur ngjarjet. Dashur, pa dashur konfliktet e mëdha që ishin në Elbasan midis dy grupeve të cilat ose janë goditur nga shteti, ose janë shpartalluar nga kundërshtarët e tyre…pra ngjarjet e fundit në Elbasan ndodhnin për shkak të përplasjes qoftë të nivelit të grupeve lart. Përplasej Dumani me Talo Çelën që në vetvete nuk ishin organizata kriminale, por kishin punuar për organizata kriminale,” -u shpreh Hoxha.