AKTUALITET, 27 Shkurt 2022, 18:28

Rusia pranon vdekjen e ushtarëve për herë të parë, por nuk jep shifra: Humbjet e pësuara janë disa herë më pak se numri i nacionalistëve të shfarosur!

Rusia pranon vdekjen e ushtarëve për herë të parë, por

Për herë të parë, ministria ruse e mbrojtjes ka pranuar viktima në Ukrainë, por nuk ka dhënë shifra.

“Ka pasur të vrarë dhe të plagosur në mesin e ushtrisë ruse gjatë rrjedhës së operacionit ushtarak special,” tha ministria e mbrojtjes në Moskë në një deklaratë të cituar nga agjencia e lajmeve TASS.

“Humbjet e pësuar nga forcat e armatosura ruse janë disa herë më pak se numri i nacionalistëve të shfarosur”, thuhet në deklaratë, duke iu referuar ukraianasve.