TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Teksa liderët ukrainas dhe rusë ranë dakord të takohen në kufirin e Bjellorusisë, ambasadorja e SHBA-ve në Kombet e Bashkuara Linda Thomas-Greenfield tha se Perëndimi po pret me padurim atë që do të dalë nga këto diskutime”.
“Ne gjithmonë kemi treguar se donim të gjenim një zgjidhje diplomatike dhe Rusia zgjodhi konfrontimin,” tha Tomas-Greenfield për CNN.
“Kjo përpjekje diplomatike është një lëvizje më shumë për të sjellë rusët në tryezën e bisedimeve.”
Thomas-Greenfield nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë kur u pyet nëse SHBA mendonin se kjo ishte një përpjekje e mirëbesimit nga rusët.
“Unë nuk mund të hyj në arsyetimin e rusëve, apo në kokën e Putinit, kështu që mbetet për t’u parë, por le të shohim se çfarë do të vijë prej saj”, u shpreh ajo.