TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia ka arrestuar mbi 900 persona që kanë protestuar sot në 44 qytete në Rusi kundër pushtimit të Ukrainës.
Të dhënat janë publikuar nga një grup i pavarur monitorues, i cili thotë se në total numri i protestuesve të arrestuar ka shkuar në katër mijë që nga dita e parë e konfliktit.
BBC raporton se këto shifra ende nuk janë të verifikuar, por thekson se protestat e sotme përkonin me përvjetorin e shtatë të vrasjes së politikanit të opozitës dhe kritikut të Putinit, Boris Nemtsov.
Demonstruesit në Moskë janë arrestuar sot në një memorial të improvizuar pranë vendit të Kremlinit ku u qëllua Nemtsov.
Një nga vendet më të mëdha të demonstratave është në Shën Petersburg, ku fotografitë tregojnë policinë duke ndaluar protestues që janë mbledhur në qendër të qytetit.