AKTUALITET, 27 Shkurt 2022, 15:01

Pushtimi rus/ Blinken: SHBA do të dërgojë 54 milionë dollarë ndihmë humanitare në Ukrainë

Pushtimi rus/ Blinken: SHBA do të dërgojë 54 milionë

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se do të dërgojnë rreth 54 milionë dollarë ndihma të reja humanitare në Ukrainë, ndërsa ajo përballet me pushtimin rus.

Ndihma përfshin sigurime ushqimore, strehim, kujdes shëndetësor emergjent.

“Kjo ndihmë përfshin sigurimin e ushqimit, ujit të pijshëm të sigurt, strehimit, kujdesit shëndetësor emergjent, dimërimit dhe mbrojtjes”, tha Sekretari i Shtetit Antony Blinken në një deklaratë.