AKTUALITET, 27 Shkurt 2022, 16:59

Kundër pushtimit të Ukrainës, Spanja mbyll hapësirën ajrore për Rusinë

Kundër pushtimit të Ukrainës, Spanja mbyll hapësirën

Spanja iu është bashkuar vendeve të tjera europiane, të cilat kanë mbyllur hapësirën ajrore për fluturimin rus.

Në një reagim ne rrjete social, Ministria Spanjolle e Transportit bëri me dije se kjo masë është marrë në bashkëpunim me BE-së.

“Spanja do të vazhdojë të mbyllë hapësirën e saj ajrore për fluturimet ruse. Në përputhje me direktivat e bashkëpunimit të rënë dakord nga BE -ja , kjo masë do të prekë fluturimet e operuara nga linjat ajrore ruse që përdorin hapësirën ajrore spanjolle.”, shkruhet në reagim.