AKTUALITET, 27 Shkurt 2022, 15:45

Lufta në Ukrainë/ Vladimir Putin vendos në gatishmëri armët bërthamore, reagon SHBA: Do ta frenojmë në mënyrën më të fortë të mundshme

Lufta në Ukrainë/ Vladimir Putin vendos në gatishmëri

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë cilësuar si të papranueshme vendosjen e armëve bërthamore në gatishmëri nga ana e Vladimir Putinit.  

Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield, e quajti lëvizjen e Putinit si “të papranueshme”.  

Kjo do të thotë se presidenti Putin po vazhdon të përshkallëzojë luftën në një mënyrë që është krejtësisht e papranueshme dhe ne duhet të vazhdojmë t’i frenojmë veprimet e tij në mënyrën më të fortë të mundshme,” tha ajo gjatë një interviste për CBS.