AKTUALITET, 27 Shkurt 2022, 18:01

Për herë të parë në histori, Bashkimi Europian merr vendimin të dërgojë armatime në Ukrainë

Për herë të parë në histori, Bashkimi Europian merr

Bashkimi Europian ka njoftuar se do të dërgojë armatime në Ukrainë. 

Kjo është hera e parë në histori,  që Unioni ndërmerr këtë veprim. 

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e ka njoftuar këtë lëvizje gjatë një konference për shtyp. 

Ajo gjithashtu njoftoi një seri sanksionesh që shënjestrojnë Rusinë dhe Bjellorusinë, si edhe një ndalim të Rusisë nga hapësira ajrore europiane. 

Më herët, presidenti rus Vladimir Putin, deklaroi se ka vendosur në gatishmëri parandaluesit bërthamorë, si një përgjigje ndaj asaj që ai e quan "agresion të Nato-s". 

Kjo lëvizje është dënuar nga SHBA-të dhe cilësuar si e papranueshme. 

Ndërkohë në qytetet e Ukrainës vijojnë luftimet. Sipas deklaratave të autoriteteve ukrainase, 4300 ushtarë rusë kanë vdekur. Rusia nuk ka deklaruar asnjë shifër humbjesh, por sot ka pranuar për herë të parë se edhe ushtarë rusë kanë humbur jetën.