TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se dy ushtarakët e sulmuar nga rusët në uzinën e armëve në Gramsh janë në gjendje të stabilizuar në Pavionin e Toksikologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Ekipet e specializuara të Toksikologjisë, Djegie-Plastikës dhe ORL kanë kryer konsultat dhe ekzaminimet e plota për dy ushtarakët, të cilët thotë se ishin të ekspozuar ndaj gazit irritues dhe po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe janë në gjendje të qëndrueshme, pa probleme akute të helmimit.
Ushtarët shqiptarë, Albi Bici dhe Ardian Xhaka kanë pikasur lëvizje të dyshimta tek 3 persona të cilët kanë tentuar të hyjnë fshehurazi në Uzinë, dhe janë afruar për t’i larguar.
Në momentin që janë afruar ka patur një përleshje fizike mes ushtarëve shqiptarë dhe tre rusëve, ku njëri prej tyre ka përdorur sprajt dhe ka lënë të lënduar ushtarët shqiptarë.
Tre rusët janë arrestuar dhe po hetohen nga antiterrori ndërsa ushtarët shqiptarë ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Rusëve u janë gjetur dhe sekuestruar mjete fotografike, ku në mikroçipe janë kapur foto të Uzinës.
Më shumë se dy orë pas ngjarjes ka reaguar edhe Ministria e Mbrojtjes e cila shprehet se gjendja e ushtarëve është e stabilizuar dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.