TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Rrugë e toka të përmbytura, kjo është pamja e zakonshme që tashmë jemi mësuar të shohim çdo vit në qytetet e vendit tonë, ku mjafton vetëm pak minuta shi që situata të dalë jashtë kontrollit dhe qytetarët të bllokohen me orë të tëra në banesa.
Fotoja e mësipërme është shkrepur në Rehovë të Kolonjës, ku siç shihet kalimi me automjet është i pamundur.
Megjithatë duket se, ky qytetar i cili po drejton mjetin e rëndë bujqësor është detyruar ta kalojë mes përmes rrjedhën e madhe që ka bllokuar rrugën, duke rrezikuar jetën.