AKTUALITET, 25 Nëntor 2023, 15:37

Negociatat, përfundon faza e parë/ KE jep vlerësimin për përgatitjen e Shqipërisë

Negociatat, përfundon faza e parë/ KE jep vlerësimin për

Shqipëria përfundon me sukses procesin “screening” një hap ky drejt integrimit në Bashkimin europian. Komisioni Europian ka dhënë një vlerësim pozitiv për përgatitjen e vendit në këtë drejtim. Kjo është bërë e ditur edhe nga zyrtari i lartë Marc Jorna, Kryetar i Task Forcës për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për procesin analitik ‘screening’ në Komisionin europian me anë të një postimi në X.

“Përfundoi screening me Shqipërinë. 94 ditë takime, mbi 1000 zyrtarë të Komisionit të përfshirë. Vlerësim pozitiv i përgatitjes së vendit, i vizionit të qartë për rrugën drejt anëtarësimit. Urime për këtë hap të parë në negociatat tuaja të pranimit”, tha Marc Jorna.

Edhe ambasadorja shqiptare në Bashkimin Europian ka bërë një postim ku vlerëson arritjet e Shqipërisë në rrugën drejt integrimit. “Përfundoi me sukses faza e parë negociatave të anëtarësimit. 14 muaj punë të përkushtuar. 70 takime shpjeguese dhe dypalëshe për shqyrtimin e acquis. 777 prezantime nga + 1000 ekspertë shqiptarë”, tha Suela Janina.

Me procesin “Screening” vendi ynë mbyll grupkapitujt për vlerësimin e bazës ligjore që ka tashmë në zbatim Shqipëria në sektorë të ndryshëm.