AKTUALITET, 25 Nëntor 2023, 15:56

Bora shkakton probleme/ Nis bllokimi i rrugëve në Qarkun e Dibrës, policia lokale tregon akset problematike

Bora shkakton probleme/ Nis bllokimi i rrugëve në Qarkun e

Reshjet e dendura të dëborës vijojnë të bien në zonat e qarkut Dibër dhe për këtë shkak disa akse rrugore janë bërë të pakalueshme për disa akse. Konkretisht problematike mbetet situata në aksin rrugor; Peshkopi-Maqellarë- Bulqizë: Bulqizë-Ura e Vashës-Qafë Murrizë; Peshkopi-Kuben-Kukës. "Firmat e mirmëmbajtjes së këtyre akseve po punojnë intensivisht për hapjen e tyre.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, janë në gatishmëri të plotë për ti ardhur në ndihmë çdo përdoruesi rruge dhe apelon për drejtuesit e mjeteve që të mos qarkullojnë pa goma dimërore dhe zinxhirë duke shkaktuar trafik dhe bllokim rruge, të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të mos bëjnë manovra të rrezikshme në rrugë.

Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112.", thuhet në njoftimin e policisë.