TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Më shumë se gjysma e të anketuarve nga Barometri në Euronews Albania kanë vlerësuar pozitivisht punën e SPAK deri sot.
Ajo çfarë duket në përgjigjet e qytetarëve në besimin që kanë te SPAK, konfirmohet edhe në vlerësimin që ata shprehin për punën e këtij institucioni, madje me shifra më të larta.
50% e tyre e kanë vlerësuar “shumë pozitivisht” dhe “pozitivisht” punën e SPAK. 25% e tyre janë “neutral” ndaj vlerësimit të punës ndaj SPAK ndërsa 23.8 % e të anketuarve e kanë vlerësuar punën e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion si “negativisht” dhe “shumë negativisht” punën e këtij institucioni.

Ndërkohë që vetëm 1.1% e të anketuarve nuk kanë pranuar të përgjigjen.
Analiza më e detajuar edhe kur pyeten për vlerësimin për punën konfirmon të njëjtin profil qytetarësh me vlerësimin më të lartë për punën si në rastin e besimit për institucionin.

Të rinjtë, të arsimuarit dhe ata me të ardhura më të larta, dhe votuesit e Partisë Socialiste kanë shifrat më të larta të vlerësimit për punën e SPAK-ut.