TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Reshjet e dëborës kanë nisur në disa zona të Shqipërisë gjatë ditës së sotme, ku një prej tyre është edhe Qafë-Thana. Sipas burimeve nga meteorologët, temperaturat në juglindje pritet që sot të shkojnë deri në -4 grade celsius.
Fatmirësisht deri më tani reshjet e dëborës nuk kanë shkaktuar problematika në qarkullimin rrugor. Por Policia nga ana e saj ka kërkuar përdorimin e gomave të dimrit dhe zinxhirëve nga ana e drejtuesve të automjeteve.
Kujtojmë se reshjet e dëborës kanë shkaktuar problematika në akset rrugore kryesisht në qarkun e Dibrës.