AKTUALITET, 25 Nëntor 2023, 17:45

Moti i keq/ Shtyhet nisja e trageteve drejt Italisë

Moti i keq/ Shtyhet nisja e trageteve drejt Italisë

Moti i keq ditën e sotme ka shkaktuar probleme në portin e Durrësit. Reshjet e shiut dhe era e fortë kanë pezulluar nisjen në orar të trageteve me pasagjerë nga portet e Italisë dhe nga Durrësi.

Imbarkimi i kamionëve dhe pasagjerëve pritet të ndodhë normalisht, por nisja mund të bëhet në orët e para të së dielës.

Ndërkohë, mjetet e vogla të lundrimit janë ndaluar të dalin në det.