AKTUALITET, 25 Nëntor 2023, 16:39

Dëbora “paralizon” aksin Peshkopi-Maqellarë/ Bllokohet rruga, radhë e gjatë automjetesh

Dëbora “paralizon” aksin Peshkopi-Maqellarë/ Bllokohet

Shqipëria është përfshirë nga moti i keq këtë të shtunë.

Qarku i Dibrës është përfshirë nga reshjet e dëborës, teksa kjo ka sjellë edhe bllokime të akseve rrugore, çka ka sjellë edhe probleme në qarkullimin e mjeteve.

Ndërkaq, aksi Peshkopi-Maqellarë është i bllokuar për shkak të reshjeve të dëborës. Reshjet e dëborës vijojnë me intensitet, teksa automjetet presin në radhë.