TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar se me ministret Belinda Balluku dhe Delina Ibrahimaj do të ketë sot në orën 09:00 takim me furnizuesit e naftës. Siç bëjnë me dije nga Kryeministria takimi do të jetë për pasojat e luftës në çmimet e karburantit dhe ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të qeverisë.
Një ditë më parë në një dalje publike, kryeministri Rama tha se brenda 48 orëve do të publikojnë masat e reja për menaxhimin e krizës. Një ndër masat e para që njoftoi Rama është krijimi i një bordi për naftën. Sipas kryeministrit asnjë çmim në tregun e naftës nuk do të vendoset pa u miratuar më parë nga ky bord.
Sakaq, Rama e mbajti fjalimin e tij, ndërkohë që poshtë zyrës në shesh ishin mbledhur qindra qytetarë për të kundërshtuar rritjen e çmimeve. Në ditën e dytë të protestës pati gjithashtu përshkallëzim, ku u bllokuan disa rrugë, ndërsa policia shoqëroi disa persona.
Në orën 17:00 të ditës së sotme do të mbahet sërish protesta e radhës, ndërsa të shtunën pritet që të jetë më masive. Protesta gjithashtu ka pasur edhe në qytete të tjera të vendit.