AKTUALITET, 10 Mars 2022, 22:09

A do të rikthehet në PD nëse dorëhiqet Basha? Flet Jozefina Topalli

A do të rikthehet në PD nëse dorëhiqet Basha? Flet Jozefina
Foto ilustrim: Jozefina Topalli dhe Sali Berisha

Jozefina Topalli, ka qenë e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku u diskutua kriza në Partinë Demokratike dhe braktisja e Lulzim Bashës nga grupi parlamentar. 

E pyetur nëse do të rikthehet në PD, në rast se Basha largohet, Topalli la të kuptohet se do të kthehet. 

Pjesë nga biseda: 

Ylli Rakipi: A do të riktheheni në PD?

Jozefina Topalli: Kam bërë një deklaratë kur më sulmonin të gjithë. Kam thënë kthehem në PD kur të ikë Basha. Në atë kohë unë isha tradhtare, grupi armiqësor i parë. Kështuqë unë aty jam, ajo kam qenë gjithmonë. Nuk kam ikur nga PD, të tjerët kanë ikur nga parimet e PD.

Ylli Rakipi: Po sikur të rrijë Basha si deputet aty?

Jozefina Topalli: Ai faktikisht është i larguar. Unë nuk kam ndryshuar ndonjëherë.

Ylli Rakipi: Keni qenë gjithmonë kritike me Ilir Metën dhe LSI. Aleati më i madh i Berishës është Meta. C’mendoni për këtë?

Jozefina Topalli: Kur Basha bënte aleancë me Metën, kam përsëritur që PD nuk kishte nevojë, sepse ishte e fuqishme, merrte pushtet edhe vetë. Por në situatën që jemi vendi ka nevojë për aleancë sa më të gjerë, për të filluar proces ndryshimi. Jemi në politikë. Po paguajmë faturat e dështimit dhe pazareve.