TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV.
Balliu tha se Komisioni i Rithemelimit është i hapur për të gjithë deputetët që e kanë braktisur Bashën dhe se PD duhet të bashkohet.
Ai shtoi se Basha ka patur përfitime financiare në opozitë.
"Duhet të themi edhe një gjë. Punën e financave. Ne kemi 14 kompani, që merr rrogën kunati i Bashës. Janë kompani të kunatit. 14 rroga, që shkonin 30 milionë lek, duhet ta shohim pak më gjerë. Dolën të dhënat personale, i keni atje. Kjo nuk ka pse të kalojë.
Një kryetar dege i PD hap lokal dhe i shkojnë tatimet dhe ja mbyllin sepse është me PD. Kurse ky hap 14 kompani dhe nuk ja mbyll njeri. Këtu u shitëm ne, kontributi i zonjës Topalli dhe të tjerëve.
De facto, Basha është oligarku më i ri në terren", tha Balliu.