AKTUALITET, 10 Mars 2022, 23:18

"Luftërat janë parajsë e spekulantëve"/ Qori: Qeverinë e ka gjetur emergjenca me brekë nëpër këmbë

"Luftërat janë parajsë e spekulantëve"/ Qori:
Arlind Qori

Aktivisti i Organizatës Politike, Arlind Qori, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku u diskutua për rritjen e çmimit të naftës dhe protestat që kanë shpërthyer në Shqipëri. 

Qori tha se luftërat janë parajsë për spekulantët dhe se qeveria ka detyrimin të ndërhyjë. Sipas tij, emergjenca e ka gjetur qeverinë "me brekë nëpër këmbë". 

|Unë nga historia di që luftërat janë parajsa e spekulantëve. Më duket e pabesueshme që spekulantët tentojnë të kenë super fitime në botë dhe në Shqipëri të jenë ëngjëj! Më duket sikur, ne diskutojmë në kontradiktë të rrejshme midis taksës edhe çmimit. Mund të dalë dikush të thotë, taksat janë të lartë dhe mbase me këto ndërtohen spitale.

Ore sa është norma dhe masa e fitimit për tregtarëve e naftës? Mos ndoshta është më e lartë se norma mesatare? Mos duheshin taksuar më shumë fitimet e tyre dhe pastaj të ulej një taksë për konsumatorin? Ore po çfarë u bë me rafinerinë e Ballshit? Përse nuk kemi kapacitetin të përpunojmë naftën e prodhuar ne vend? A është fatalitet natyror apo korrupsion?

Ku janë politikat publike, qeveritare, për burime alternative të energjisë? Përse nuk prodhojmë energji diellore, nga era? Ne kemi model zhvillimi korruptiv dhe i prapambetur. Ne jemi sot në këto kushte, kur duhet të zgjedhim midis të kemi spital apo ti hedhim naftë makinës. Nuk duhet të ishte kjo kontraditë. Unë doja edhe makinën edhe autobuzin, edhe investime në publike në spitale dhe shkolla. Të mos e kufizojmë diskutimin në disa ngushtica. Të mendojmë me guxim si ti ndryshojmë gjërat në të ardhmen", tha Qori.