AKTUALITET, 10 Mars 2022, 22:31

Ervin Salianji: Basha dhe Berisha duhet të bëjnë një hap pas, duhet bashkim

Ervin Salianji: Basha dhe Berisha duhet të bëjnë një hap

Dështimi Partisë Demokratike të Lulzim Bashës në zgjedhjet e pjeshëshme të 6 Marsit, ku PD, për herë të parë doli parti e tretë është komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, nga deputeti I PD-së Ervin Salianji.

Salianji i cili ka përsëritur edhe njëherë se Lulzim Basha duhet të dorëhiqet është shprehur se Partia Demokratike duhet të riformatohet dhe të bashkohet .

“PD duhet të krijojë mekanizma, asnjë logo tjetër të gjithë duhet të vijnë në selinë e PD-së, kjo parti është një aset kombëtar. Burimi kryesor i konfliktit ka qenë mos zhvillimi i garës.

Të gjithë e kemi përjashtuar njëri-tjetrin, edhe ata neve, edhe ne ata, duhet ulur ritmi për tu bashkuar, edhe Berisha, edhe Basha duhet të bëjnë  një hap pas. Vota e 6 marsit, nuk ishte votë ku të gjithë duhet të bërtasin që kemi fituar. Vota për kandidatët e “Shtëpisë së Lirisë”, ishte më shumë një votë anti Basha, se sa për kandidatin” u shpreh Salianji.