AKTUALITET, 10 Mars 2022, 21:47

"Luan rolin e idiotit!"/ Jozefina Topalli: Basha, eksperiment politik i dështuar, grupi i tij po asgjësohet!

"Luan rolin e idiotit!"/ Jozefina Topalli: Basha, eksperiment politik
Jozefina Topalli

"Eksperiment politik i dështuar", kështu e ka quajtur Jozefina Topalli Lulizm Bashën. 

E ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Topalli tha se Basha i ka shkaktuar kosto të lartë vendit dhe se "identiteti i tij është gënjeshtra". 

"Grupi i Bashës është në asgjësim. Edhe aq vota sa ka marrë, i ka marrë për shkak të siglës dhe dy gërmave PD, ka një kategori njerëzit që shkojnë pas logos.

Këto zgjedhje kanë treguar që kjo nuk ka qenë partia e Bashës dhe nuk ka patur kredibilitet ndonjëherë në jetën politike Lulzim Basha.

Pas kaq shumë vitesh, panorama politike është shumë e qartë. Ka qenë një eksperiment politik i dështuar me kosto të rëndë për vendin.

Shumë njerëz më kanë thënë që Basha është budalla. Ka njërëz që nuk e kanë kuptuar cila është historia e tij dhe pse është aty. Ka të tjerë që kanë heshtur dhe janë konformuar.

Identiteti i Bashës është gënjeshtra. Sjellja e tij politike është papërgjegjshmëri. Shfaqja e tij është idiote, por ai nuk është idiot, luan rolin sepse kështu i duhet. Me një dëm jashtëzakonisht të madh për vendin", tha Topalli.