TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rritja e çmimit të naftës në tregun shqiptar, e cila ka arritur në shifra rekord ditët e fundit dhe ka nxjerr qytetarët në protestë për ditën e dytë radhazi, për avokatin dhe aktivistin Adriatik Lapaj, është një vjedhje e pastër nga xhepi i qytetarëve.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", te gazetari Ylli Rakipi, Lapaj tha se Shqipëria është në mesin e 15 vendeve më naftën më të shtrenjtë në botë, dhe se sipas tij, shteti duhet të jetë amortizator mes spekulantëve dhe nevojës së qytetarëve.
"Ne perceptojmë se çmimi është një vjedhje e pastër, për sa kohë vendet e tjera e kanë më lirë se ne.
Ne jemi në mesin e e 15 vendeve më naftën më të shtrenjtë në botë, ose të tre vendeve me naftën më të shtrenjte në Evropë.
Ky çmim është vjedhje nga xhepat e qytetarëve, shteti është amortizator, duhet të jetë mes mes spekulantëve dhe nevojës së qytetarëve, ti ndihmojë ata", tha Lapaj.