AKTUALITET, 10 Mars 2022, 21:48

Zbulohet data kur Berisha do të mbledhë Kuvendin e PD

Zbulohet data kur Berisha do të mbledhë Kuvendin e PD

Komisioni i Rithemelimit të PD-së njoftoi se në një mbledhje të zhvilluar këtë të enjte analizoi zhvillimet politike si dhe zgjedhjet e pjesshme lokale të zhvilluara në 6 bashkitë e vendit.

Komisioni falënderoi kandidatët e “Shtëpisë së Lirisë” dhe të gjithë zgjedhësit e 6 bashkive “për garën e dinjitoze dhe performancën e mirë në këto zgjedhje lokale”.

“Në këtë mbledhje, Komisioni i Rithemelimit gjithashtu vendosi:

Të zhvillojë me prioritet analizën e rezultateve zgjedhore në 6 bashkitë ku u zhvilluan zgjedhjet lokale,

Te nisë procesin statutor te riorganizimit të strukturave të degëve në këto bashki, proces i frenuar për shkak te këtyre zgjedhjeve,

Të vazhdojë dhe të përmbyllë procesin statutor në degët tjera konform udhëzimeve.

Për arsyet e sipërpërmendura, në mënyrë që gjithë ky proces te përfundojë me sukses, Komisioni i Rithemelimit të PD vendosi që të shtyjë mbajtjen e Kuvendit Kombëtar në datën 30 prill” – thuhet në një deklaratë të Komisionit të Rithemelimit.