AKTUALITET, 14 Korrik 2022, 22:04

Rrëzohet dekreti i Metës për kthimin e ligjit për administrimin e Parkut Kombëtar të Butrintit

Rrëzohet dekreti i Metës për kthimin e ligjit për

Kuvendi ka rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta për kthimin e ligjit për administrimin e Parkut Kombëtar të Butrintit.

Në votim morën pjesë 101 deputetë, prej të cilëve 72 votuan kundër dekretit.

27 deputetë votuan pro ndërsa 2 abstenim.

“Dekreti i Presidentit për kthimin e ligjit nr 50/2022 për miratimin e marrëveshjes për administrimin e nënzonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e Parkut Kombëtar të të Butrintit. Rezultati i votimit, morën pjesë 101 deputetë, 27 pro, kundër 72, abstenim 2, rrëzohet dekreti” – tha Nikolla.