TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Prej katër ditësh, zjarri në Malin e Çikës në Dhërmi vijon të jetë aktiv duke djegur sipërfaqe të tëra pyjore.
Sipas autoriteteve, më problematike shfaqet vatra e zjarrit në drejtim të jugut nga ana e Himarës.
Për shuarjen e zjarrit, këtë të enjte u angazhuan 60 forca të armatosura nga Poshnja, 25 nga Tirana. Ndërkohë janë angazhuar edhe 9 forca zjarrëfikëse.
Sot është ndërhyrë nga ajri, ku autoritetet bëjnë me dije se një ndërhyrje e tillë do të vijojë edhe ditën e nesërme.