AKTUALITET, 14 Korrik 2022, 21:23

Kërkesa e PD për heqjen e mandatit të Olta Xhaçkës/ Nesër mblidhet Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit

Kërkesa e PD për heqjen e mandatit të Olta Xhaçkës/

Nesër do të vijojë mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për shqyrtimin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

Në një njoftim të shpërndarë për mediat, Kuvendi bën me dije se mbledhja do të nisë në orën 11:00.

Nesër, ditën e premte, datë 15.07.2022, ora 11:00, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, në Kryesinë e Kuvendit, salla “Pjetër Arbnori”, me këtë rend dite: Vijimi i mbledhjes për mocionin e 1/10 të deputetëve përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike “Për ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit te mandatit të deputetes Olta Xhaçka”, me dëgjesën e përfaqësuesit të 15 deputetëve të opozitës për kërkesën e tyre për mocion “Për ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit te mandatit të deputetes Olta Xhaçka”.