AKTUALITET, 14 Korrik 2022, 18:25

I riu humbi jetën duke shpëtuar nga mbytja dy të mitur, Presidenti Meta: Simbol i vetëmohimit dhe vlerave humane

I riu humbi jetën duke shpëtuar nga mbytja dy të mitur,

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Anri Kashikut, i riu i cili sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar nga mbytja dy të mitur, vëllain e tij dhe një person tjetër.

Në mesazhin e tij të ngushëllimit, Kreu i Shtetit thotë se Anri Kashiku është simbol i vetëmohimit, i dashurisë për jetën dhe vlerave më të larta humane.

Postimi:

Mirënjohje dhe respektin më të thellë për këtë njeri të jashtëzakonshëm që me sakrificën e tij sublime shpëtoi sot dy jetë për t’u përjetësuar në memorien tonë si simbol i vetëmohimit, i dashurisë për jetën dhe vlerave më të larta humane.

Ngushëllimet më të ndjera familjes!