AKTUALITET, 14 Korrik 2022, 18:10

Deputeti ukrainas i pranishëm në Parlamentin shqiptar/ Deputetja e PS-së bën gafën gjatë prezantimit, ngatërron emrin e Zelensky-t me Putinin

Deputeti ukrainas i pranishëm në Parlamentin shqiptar/ Deputetja e

Në seancën e sotme parlamentare ishte i pranishëm deputeti ukrainas, Rustem Umerov. Ishte deputetja e PS-së, Klotilda Bushka e cila e ka prezantuar ligjvënësin ukrainas.

Por deputetja socialiste ka bërë një gafë duke ngatërruar emrin e Presidentit të Ukrainës me atë të Rusisë.

Teksa po prezantonte Rustem Umerovin, Bushka tha se ai është përfaqësues i Presidentit Vladimir Zelensky, duke ngatërruar emrin me atë të Putinit.

Bushka: Sot do doja të bëja me dije Kuvendit dhe atyre që po na ndjekin, kemi kënaqësinë të kemi në këtë sesion zotin Rustem Umerov, deputet i Parlamentit të Ukrainës, përfaqësues i posaçëm i Presidentit Vladimir Zelensky. Anëtar i grupit të bisedimeve të paqes të Ukrainës, nënkryetar i delegacionit të Ukrainës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe koleg i yni. Në shenjë solidariteti, mirëseerdhe.

Nikolla: Mirëseerdhët dhe përcillni të gjithë mbështetjen dhe solidaritetin e Kuvendit të Shqipërisë për popullin e Ukrainës.