TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama nga Vlora foli edhe për fermerët, të cilëve nuk u shitën prodhimet, duke bërë që ata t’i hedhin në rrugë.
Sipas kryeministrit Rama, këta janë një pjesë e vogël, të cilët ende nuk janë mësuar dhe dalin në rrugë duke thënë që do ti hedhim prodhimet.
Rama u shpreh se fermerët duhet ta shohin tek vetja e tyre problemin, pse prodhimin e tyre nuk e ble njeri. Ai mori shembullin e qershisë, duke thënë se qershia e Peshkopise eksportohet edhe jashtë vendit, ndërsa qershia në jug të Shqipërisë është e padëshiruar.
“Konkurrenca në këtë treg është e forta. Është njësoj si me bujqësinë. Shifrat e reja të eksperteve janë impresionuese për periudhën ku po kalojmë. Kjo është rezultat i asaj pjesë të konsiderueshme të komunitetit të fermerëve që ka mësuar si të konkurrojë në tregjet e huaja. Një pjesë tjetër po kërkon akoma kohë për të mësuar dhe del në rrugë me prodhime që thotë do ti hedhim se nuk na i ble njeri. Nëse nuk ti ble njeri duhet të shohësh ti ku e ke problemin. Nuk kanë ndaluar as shqiptarët as të huajt së ngrëni qershi. Ka qershi që ikin në tregjet e huaja dhe sjellin të ardhura për ata fermerë në Peshkopi, ka qershi në jug që nuk i do njeri. Atëherë ku është problemi? Duhet të adaptohemi me konkurrencën”, tha Rama.