TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Merita Hajdari është "milionere" në letra me pesë kompani, por në të vërtetë është thjesht një grua e pastrehë, identiteti i së cilës dyshohet se është përdorur për skemën fiktive që lidhet me inceneratorët.
E ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Hajdari tha se kërkon drejtësi dhe të mos i lakohet më emri në media, ndërkohë që kërkon edhe takim me Edi Ramën.
Pjesë nga biseda:
Ylli Rakipi: Për Klodian Zoton ke dëgjuar ti?
Merita Hajdari: Edhe ky e gjeti te unë që jam fukareshë? Unë se njoh fare as dua ta njoh. Unë biznesmene… Unë jam fukareshë. Jam hallexhie, unë nuk jam bose.
Ylli Rakipi: Po për inceneratorët ke dëgjuar gjë?
Merita Hajdari: Nuk marr vesh. Unë dua vetëm drejtësinë time, sepse ditë për ditë mua po më del emri në televizion. Unë nuk dua gjë, as para asgjë.
Aleksandra Bogdani: Nuk ju mori njeri në pyetje? Nuk ju thanë mund të bëni kallëzim?
Merita Hajdari: Më thanë vetëm po të kishe problem, do të të kishin marrë. Më thanë rri e qetë se nuk ke probleme ti.
Aleksandra Bogdani: Ne nuk e dimë si ka funksionuar me zonjën, por ka të dhëna që ka një falsifikim dhe ajo dyshon që emri i saj është përdorur në mënyrë kriminale nga persona të tjerë. Indiferenca është e pashpjegueshme. Ky është një mini episode i skemës së madhe.
Merita Hajdari: Unë socialiste jam, po socialistët na bënë gropën. Unë nuk kam as lekë, as shtëpi. Të paktën të më heqin emrin, mos më nxjerrin me në televizor. Të më dali e drejta ime që nuk kam faj. Unë nuk dal dot në rrugë. Dua ballafaqim me Edi Ramën.
Ylli Rakipi: Do takim me Edi Ramën? Po ndoshta të pret ai.