AKTUALITET, 19 Gusht 2023, 19:54

Rrezikuan të mbyteshin, tre turistë nga Maqedonia e Veriut përfundojnë në spital

Rrezikuan të mbyteshin, tre turistë nga Maqedonia e Veriut

Tre turistë nga Maqedonia e Veriut kanë rrezikuar të mbyteshin gjatë ditës së sotme në plazhin e Golemit.

Bëhet me dije se shtetasit në fjalë ishin rreth moshës 60-vjeçare dhe janë nxjerrë nga detinë gjendje të rëndë.

Mësohet se fillimisht janë nxjerrë nga deti dy prej tyre, të cilët janë transportuar me urgjencë në Spitalin e Durrësit.

Pas rreth 30 minutave është nxjerrë nga uji edhe personi i tretë, i cili është pikasur nga pushuesit e tjerë dhe më pas është dërguar drejt spitalit.

Ndërkohë ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore, ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.