AKTUALITET, 19 Gusht 2023, 16:25

Fluks turistësh në Gjirokastër, por mungojnë guidat lokale për vizitorët

Fluks turistësh në Gjirokastër, por mungojnë guidat lokale

Përgjatë këtyre ditëve gushti Gjirokastra po vizitohet nga një numër në rritje turistësh vendas dhe të huaj. Prej fillimit të vitit janë rreth 180 mijë turistë, të cilët e kanë përfshirë qytetin e gurtë dhe rrethinat në inteneraret e udhëtimit të tyre në Jug të vendit.

Ky numë i lartë turistësh po nxjerr domosdoshmëri rritjen e numrit të guidave lokale të cilat shërbejnë si udhërrëfyes për turistët duke i bërë edhe më tërheqëse turet turistike në vlerat natyrore dhe të trashëgimisë kulturore

Sezoni veror i këtij viti cilësohet ndër më të suksesshmit përsa i përket vizitueshmërisë së Gjirokastrës ndërsa turizmi po kthehet në sektorin prioritar për zhvillimin e qytetit të gurtë.