TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas një procesi të gjatë ekzaminimi, specialistët e laboratorit të restaurimit dhe konservimit në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë identifikuan ikonën e Shën Marisë, ka bërë të ditur ministrja e Kulturës, Elva Margariti.
Ajo thotë se ikona me origjinë nga Kisha e Shën Gjergjit, Shipskë, i atribuohet mjeshtrit ikonograf të shek. XVIII Kostandin Jeromonaku.
Me origjinë nga Kisha e Shën Gjergjit, Shipskë, i atribuohet mjeshtrit ikonograf të shek. XVIII Kostandin Jeromonaku, i cili realizoi pothuajse të gjitha ikonat e lëvizshme të bazilikave kryesore të Voskopojës si dhe shumë të tjerave brenda dhe jashtë vendit.
Kostandin Jeromonaku dallohet për elegancën e tij të jashtëzakonshme, për kujdesin ndaj detajeve si dhe për arritjen e përkryer të paraqitjes së portreteve duke harmonizuar anën njerëzore me atë hyjnore.