AKTUALITET, 19 Gusht 2023, 15:32

Zgjedhjet në Kukës/ KQZ cakton komisionerët e rinj, Basha kundër emrave të Partisë së Lirisë

Zgjedhjet në Kukës/ KQZ cakton komisionerët e rinj, Basha

Në Kukës Partia Socialiste do të ketë katër anëtarë në KZAZ, ndërsa Partia e Lirisë do të përfaqësohet nga dy. KQZ i ka dhënë të drejtën edhe Partisë Demokratike të kryesuar nga Lulzim Basha që të ketë një anëtar.

Tri anëtarë propozohen nga Partia Socialiste për KZAZ nr 11. Dy anëtarë propozohen nga Partia e Lirisë ndërsa anëtari i tretë i opozitës parlamentare propozohet nga Partia Demokratike. Por përfaqësuesi ligjor Rezart Kthupi pretendoi se ligji nuk i jep të drejtë Partisë së Lirisë të ketë anëtar.

"Unë gjykoj që është ligjërisht se është jo e bazuar interpetimi që bëhet duke barazuar subjektet zgjedhore me partinë politike dhe duke i njohur Partisë së Lirisë të drejtat mbi caktimin e komisionerëve sipas nenit 29.”, tha ai.

Pavarësisht pretendimeve kryekomisioneri vijoi procedurën ku pas shortit anëtari i shtatë i takoi socialistëve. “Anëtar i 7 i kzaz nr.11 do jetë i Partisë Socialiste.”, pohoi Celibashi.