TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Videoja në të cilën disa turistë italianë dallohen teksa largohen nga restoranti në Berat pa paguar faturën e darkës që konsuamuan mori edhe vëmendjen e mediave italiane.
Mësohet se pronarët e restorantit shprehen të penduar për publikimin e videos në rrjete sociale, pasi u bë shumë virale.
“Jemi në restorantin ku disa ditë më parë katër turistët italiane hëngrën darkë dhe më pas u larguan pa paguar. Pasi lajmi u bë publik, ambasada italiane ka kontaktuara me restorantin dhe është shprehur se do bëjë pagesën e faturës së turistëve. Sakaq pronarët e restorantit janë shprehur më vonë të penduar për publikimin e videos në internet. Ende nuk e dimë nëse është paguar fatura, pasi është thënë se do bëhet ditën e hënë”, raportoi gazetarja Eneida Petova.