TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama është shprehur se ka shumë për të bërë mes Shqipërisë dhe Italisë, për të çuar më tej marrëdhëniet dypalëshe.
Komentet Rama i bëri përmes një interviste për median italiane Rai Uno, teksa ka komentuar mbi zhvillimin e turizmit në vend, si edhe vizitën e fundit të homologes së tij, Giorgia Meloni në Shqipëri.
Rama shprehu vlerësimet e tij për kryeministren Meloni, duke theksuar se ajo mbështet hyrjen e vendit tonë në BE dhe është një mikeshë e shqiptarëve.
Rama shprehet se Meloni është një mikeshë e shqiptarëve dhe se ajo mbështet hyrjen në Europë, ndërsa zbuloi dhe prapaskenën e pagesës së faturës së turistëve italianë që ikën pa paguar nga një restorant në Berat.
“Vizita shkoi shumë mirë, ishte shumë e lumtur së bashku me familjen e saj. Erdhi me traget dhe pushoi në paqe për tre ditë. Më pas ne shkëmbyem disa ide sepse ka shumë për të bërë mes Italisë dhe Shqipërisë”, u shpreh Rama ndër të tjera gjatë intervistës së shkurtër.
Gazetari: Ju të dy keni rrugëtime politike mjaft të kundërta, ju jeni socialist, ndërsa Meloni vjen nga e djathta, Po çfarë keni të përbashkët?
Rama: Mënyrën se si themi atë që mendojmë, përpos kësaj kemi fatin që këto ndarjet e majtë e djathtë janë thjeshte pjesë e historisë tashmë. Në momentin që duhet të merren vendime, duhet të jemi konkret.
Gazetari: Në Shqipëri ka një boom turistësh, po na bëni konkurrencë?
Rama: Të thuash kështu është vërtet e tepërt, sepse konkurrencë Italisë nuk i bën dot askush.
Gazetari: Po cili mund të jetë roli i vendit tonë në afrimin e Shqipërisë në Europë?
Rama: Pavarësisht se kë ka patur Kryeministër, Italia ka qenë gjithnjë avokati ynë dhe Giorgia në fakt flet madje për një riunfikim të Bashkimit Europian, jo thjesht për integrim europian.
Gazetari: Së fundi në një episod të veçantë në rrjetet sociale u bë virale një video ku një grup italianësh janë larguar nga restoranti pa paguar. Është e vërtetë që kur kryeministrja e ka mësuar këtë i ka kërkuar ambasadorit të paguajë faturën?
Rama: Unë ia tregova këtë gjë për të qeshur pak dhe të gjithë rreth saj u shkulen se qeshuri, por ajo u ngrys ne fytyre. U kthye nga Ambasadori:
“Ju ambasador duhet të paguani atë faturë dhe të bëni një komunikim dhe të kërkoni falje sepse këta janë të turpshëm, dhe unë, ata që janë turpi i Italisë nuk i pranoj”, i tha me atë dialektin e vet fantastik roman.