AKTUALITET, 10 Prill 2022, 08:30

Rikthehen tërmetet, lëkundja 4 ballë ‘zgjoi’ veriun e Shqipërisë

Rikthehen tërmetet, lëkundja 4 ballë ‘zgjoi’ veriun e

Dy tërmete të njëpasnjëshme kanë lëkundur vendin në orët e para të mëngjesit.

Sipas IGJEUM në orën 00:58 ka pasur lëkundje në Llugaj, në afërsi të Tropojës.

Shkalla e magnitudës ka qenë 4.0 ballë ndërsa thellësia 12 km.

Kjo lëkundje është pasuar nga një tjetër më e lehtë, 2.7 ballë, në orën 01:31. Epiqendra ka qenë po në lindje të Bajram Currit në Tropojë.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në Kosovë, sidomos në disa zona të Rajonit të Dukagjinit.