AKTUALITET, 9 Prill 2022, 18:27

Meta: Sot Rama mblodhi një Kongres për t’u thënë socialistëve se të gjithë duhet të shkoni në burg përveç meje

Meta: Sot Rama mblodhi një Kongres për t’u thënë

Presidenti Ilir Meta ka dalë në një deklaratë për mediat, pas Kongresit të Partisë Socialiste.

Kreu i Shtetit ka sulmuar kongresin e PS, duke thënë se sot u mblodh për ti dhënë të gjithëve se të gjithë duhet të shkojnë në burg përveç meje.

“Që nga blerja e zgjedhjeve të 25 prillit, që nga afera e inceneratorëve dhe mosveprimi i institucioneve të drejtësisë me qëllim që kjo organizatë të blinte zgjedhjet pasi kishte kapur mediat të blinte votat. Shohim që pas një viti një pjesë e konsiderueshme e grupit parlamentar është sot në një vend tjetër. Kjo kërkohet të paraqitet si një sukses i madh i reformës në drejtësi. Ndërkohë Koka e vërtetë e kësaj aferë dhe organizatë mblodhi sot një një kongres për t’u thënë të gjithë socialistëve se të gjithë duhet të shkoni në burg përvec meje”, tha Meta.