AKTUALITET, 9 Prill 2022, 18:45

Meta: Nuk është faji i Presidentit që në Ukrainë bëhet luftë dhe nuk rriten çmimet, ndërsa këtu po fluturojnë…

Meta: Nuk është faji i Presidentit që në Ukrainë

Presidenti i Republikës Ilir Meta akuzon qeverinë se po e shfrytëzon luftën në Ukraine për të rritur çmimet. Në një deklaratë për mediat, Kreu i Shtetit u shpreh se nuk është faji i Presidentit që në Ukrainë ka luftë, por çmimet nuk rriten, ndërsa në Shqipëri po fluturojnë.

“Nuk ju ka thënë ju presidenti që të shkatërroni sigurinë energjetikë. Nuk i ka thënë presidenti që shiteni lirë fare dhe pastaj bliheni me 7-fishin e çmimit. Të fitoni tani ju në kulimin e krizës dhe t'ja vini fajin Ukrainës. Nuk është faji i presidentit fajtor që në Ukrainë bëhet luftë dhe nuk rriten çmimet. Ndërsa këtu çmimet fluturojnë”, tha Meta.

Me tej Kreu i Shtetit tha se “I kam paralajmeruar prej kohesh te mos i vene sterkembeshin interesit publik. Asnje veprim te prokurorise dhe SPAK nuk kemi pare per ndeshkimin e akteve mafioze te Bashkise se Tiranes, si shembja e Teatrit dhe inceneratori”.