AKTUALITET, 9 Prill 2022, 22:40

EMRI/ E rëndë në Sarandë, plagoset me thikë në mes të lokalit të natës i riu

EMRI/ E rëndë në Sarandë, plagoset me thikë në mes

Një i ri raportohet se është plagosur me thikë në Sarandë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur brenda ambienteve të një lokali dhe bëhet e ditur se personi është goditur disa herë me thikë.

Mësohet se personi i plagosur është Dino Majko, 29 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë dhe është transportuar në spital. Ndërkohë e gjitha skena ka ndodhur në sy të klientëve të lokalit.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të plagosjes dhe kapjen e autorëve.