TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas mbajtjes së Kongresit të Partisë Socialiste, deputeti demokrat Belind Këlliçi ka dalë përpara medieve duke thënë se PS-ja sot tregoi para çdo shqiptari se është një parti e kalbur nga korrupsioni.
Këlliçi foli edhe për deklaratën e kryeministrit Rama, gjatë të cilës ky i fundit kritikoi SPAK-un se nuk ka nisur deri më tani një hetim ndaj ish-kryeministrit Sali Berishës, i shpallur ‘non grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Këlliçi e ka quajtur Kongresin e PS-së si një kongres anti-SPAK, duke shtuar se është kriminale mënyra sesi Edi Rama i bëri sot presion drejtësisë.
“Sot Ramën do e kishin zili dhe liderët më autoritarë dhe diktatorët më famëkeq, edhe Kim Jongun do e kishte zili për shfaqjen e shëmtuar që na dhuroi. Është kriminale presioni që Rama u ushtroi ndaj organeve të drejtësisë.
Kongresi anti-Spak sepse frika që e ka kapur nga afera e inceneratorëve e detyroi t’i bënte presion të hapur duke treguar që e trajton sikur të ishte seksion i partisë së tij. Sot u fol për urrejtjen ndaj opozitës, tregoi që është i shqetësuar që opozita e kapur është një ëndërr që nuk ekziston më.
Sot para Ramës ndodhet një opozitë reale. Sot qytetarët shqiptarë panë sesi rilindja vdiq ku Edi Rama u la porosi deputetëve që termin rilindje mos ta përdorin më pasi ai është eksperiment i dështuar. Rama u tregoi shqiptarëve që oferta e vetme që ia ka për vendin është hashashi, asnjë plan ekonomik, asnjë fjalë për të rinjtë e vendit, asnjë fjalë për çmimin e karburantit, çmimet e larta. I tregoi që drejtësia duhet të dënojë këdo që ai kap prej veshi dhe e çon përpara drejtësie”, tha Këlliçi.